EKSKLUZIVE/ “Arbitër ordiner”, presidenti Demi nuk përmbahet pas eliminimit: Kridens Meta një palaço, duhet kapur për veshi
President, mund të kemi një mendim tuajin për gjykimin dhe për ndeshjen në tërësi?
Një ordiner, një Kridens Meta, nuk kam çfarë them tjetër. Ai është një palaço djalë. Nuk ishte një penallti, por ishin dy apo tri. Të pastra. Tani nuk di çfarë të them, ndeshjet e patë vetë, jeni specialistë më të mirë se unë. Ne e dominuam lojën, në të gjitha aspektet, në fund të fundit, penalltitë janë fat. Ne e dominuam takimin, ishim shumë më mirë se ata. Tani, një rrugaç si Kridens Meta, të bën të ikësh dhe ta kapësh nga veshi vetë.
Ju mendoni se Partizani u eliminua nga Kupa vetëm për shkak të arbitrimit?
Ti si gazetar çfarë mendon…? Kridensi, ai palaço e degjeneroi ndeshjen. Partizani do të ecë përpara dhe nuk e mund dot as Kridens Meta e as shumë Kridensa të tjerë. Partizani do të ecë me atë seriozitetin e vet përpara.
Commenti
Posta un commento