Plas COVID-i te Interi/ Pas Dambrozios dhe Handanoviç, edhe 2 futbollistët të tjerë rezultojnë pozitivë

Vazhdon emergjenca e COVID tek Interi. Pas Dambrozios dhe kampitenit Samir Handanoviç, ditën e sotme janë konfirmuar edhe 2 raste të reja. Bëhet fjalë për mbrojtësin Stefan De Vraj dhe mesfushorin Matija Vesino. Lajmi është publikuar nga “Corriere dello Sport”, teksa pritet konfirmi i klubit
Një situatë kaotike kjo, që vë në rrezik edhe zhvillimin e ndeshjes ndaj Sasuolos. Në orët në vijim pritet të dalin detaje të reja në lidhje me situatën emergjente në kampin zikaltër. Kujtojmë që goditje për Interin, vjen në momentin më të mirë, ku zikaltërit kryesojnë kampionatin

Commenti